Lëkundje tërmeti u ndjenë mbrëmjen e së martës, më 10 shkurt 2026, në Kukës.
Tërmeti me magnitudë 4.8 ballë kishte epiqendër në zonën e Peskovës të Maqedonisë së Veriut. Lëkundjet u ndjenë gjithashtu në Kosovë.
Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi rreth orës 22:18. Deri tani nuk raportohen të lënduar ose dëme materiale.