Një lëkundje tërmeti me magnitudë 3.2 të shkallës Richter është regjistruar më 5 shkurt 2026, rreth orës 16:00, me epiqendër në fshatin Hoçisht të bashkisë Devoll, në juglindje të Shqipërisë.
Vazhdojnë lëkundjet e tërmetit në juglindje të Shqipërisë. Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet janë ndjerë lehtë nga banorët lokalë në zonë.
Nuk raportohen dëme materiale apo viktima.