Lëkundje tërmeti janë ndjerë në disa qytete të Shqipërisë më 24 shkurt 2026, sipas të dhënave të Qendrës Europiane të Sizmologjisë.
Tërmeti ka pasur magnitudë 4,4 të shkallës Richter, ndërsa epiqendra ka qenë e vendosur 6 kilometra në veriperëndim të Lushnjes. Lëkundjet janë raportuar në Lushnje, Fier, Elbasan, si dhe në Tiranë e rrethina.
Nuk raportohet për dëme apo viktima deri tani.