Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, doli pas rreth dy orësh nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Peçi nuk dha asnjë detaj për arsyen e paraqitjes së tij. I pyetur nga gazetarët, ai u shpreh shkurt: “E dinë ata”. Kjo nuk është hera e parë që deputeti paraqitet në këtë institucion.
Gazetarët e pyetën nëse vizita kishte lidhje me përplasjen që pati me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS në Gjirokastër. Peçi iu përgjigj me ironi: “Po, po Afganistani”.
Ai ironizoi edhe për derën e jashtme të godinës, duke thënë se dukej si burg. Peçi nuk përjashtoi mundësinë e paraqitjeve të tjera në të ardhmen.