Tottenhami luajti si mysafir i Liverpoolit në stadiumin Anfield, në ndeshjen e xhiros së 30-të të Premierligës.
Ndeshja përfundoi me barazim 1-1. Liverpooli kaloi në avantazh në minutën 18-të me golin e Dominik Szoboszlai nga goditja e dënimit. Richarlison barazoi për Tottenhamin në minutën 90-të.
Tottenhami, që përballet me rrezikun e rënies nga liga, mbetet në vendin e 16-të në tabelë. Ka një pikë më shumë se Nottinghami në vendin e 17-të dhe aq sa West Hami në vendin e 18-të, që çon në Championship.
Liverpooli nuk arriti të shfrytëzojë mundësinë për të hyrë në top-katërshe pas gabimit të Aston Villës. Zë vendin e 5-të me 49 pikë, dy më pak se Aston Villa në vendin e 4-të.
Në xhiron e ardhshme, Tottenhami do të presë Nottinghamin në Londër.