Rei Manaj ka nisur me kontribute vendimtare te Sivaspor në Turqi, duke mbyllur muajin e parë me 4 gola dhe 1 asist.
Trajneri Ismet Taşdemir deklaroi se sulmuesi shqiptar nuk ka arritur ende formën maksimale. "Rei Manaj është thuajse gati, ndoshta mund të shtojë diçka më shumë sa i përket gjendjes së tij, por po punon në këtë drejtim. Ai po punon shumë mirë. Ai ka gjithashtu edhe një përkushtim të mirë", tha trajneri para mediave.
Ai shtoi se lojtari është integruar mirë me ekipin. "Unë e shoh që është integruar mirë me ekipin, shpresojmë që kjo gjë të vazhdojë edhe në vijim. Në fund të fundit, Manaj është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, një lojtar me të vërtetë i shkëlqyer. Ne kemi edhe lojtarë të tjerë gjithashtu, por presim që të gjithë të përmirësohen nga dita në ditë, pasi jemi në një periudhë ku nuk kemi nevojë për justifikime. Por mundohemi të japim më të mirën."
Sivaspor mban vendin 13 në renditjen e kategorisë së dytë turke. Këtë fundjavë luajnë ndaj Keçiörengücün, kundërshtar direkt për zonën e play-off-it që çon në elitën e futbollit turk. Fitorja mund ta ngrejë skuadrën në pozicione më të larta në klasifikim.