Gjatë ditës së sotme, tri komisione parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të shqyrtojnë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2026.
Këto mbledhje vijnë pasi buxheti i vitit 2026 u votua në parim ditën e hënë.
Komisionet dhe oraret e tyre janë si vijon:
• Ora 09:00, sallë N-302: Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.
• Ora 11:00, sallë N-10: Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione.
• Ora 13:00, sallë N-302: Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport.
Buxheti i parashikuar për vitin 2026 është 4 miliardë euro.