Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara, në një intervistë telefonike me Wall Street Journal, deklaroi se autoritetet federale të emigracionit mund të tërhiqen nga Minneapolis në Minnesota. “Në një moment, ne do të largohemi. Ata kanë bërë një punë fenomenale”, tha ai, pa specifikuar afat kohor.
Trump njoftuan gjithashtu dërgimin e “carit kufitar” Tom Homan në Minnesota, në mes të thirrjeve për hetim të plotë mbi vrasjen e Alex Pretti, shtetas amerikan 37-vjeçar, të shtunën gjatë një përplasjeje me Patrullën Kufitare. Kjo është vrasja e dytë në Minneapolis nga agjentë federalë këtë muaj, ndërsa protestat kanë marrë përmasa të mëdha.
Kristi Noem, sekretare e Sigurisë Kombëtare, e mbështeti publikisht Homan dhe premtoi se ai do të largojë “të huajt e dhunshëm, kriminelë dhe të paligjshëm” nga rrugët e Minnesotas. Noem pretendon se Pretti iu afrua oficerëve me një “pistoletë gjysmëautomatike” dhe “reagoi me dhunë”, por autoritetet lokale e kundërshtojnë këtë version.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, theksoi se Trump ka “besim të plotë” te Noem. Ligjvënësit republikanë ushtrojnë presion mbi administratën për hetim më të plotë të vdekjes së Prettit. Trump shtoi se administrata po “rishikon gjithçka” dhe se “nuk është mirë” të shkosh në një protestë me një “armë të mbushur”.