Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se lufta me Iranin është një "ekskursion i vogël" dhe pritet të përfundojë brenda dy javësh.
Komentet u bënë gjatë një aktiviteti në Kongresin e SHBA-së, ku ishte i pranishëm kryeministri i Irlandës, Micheál Martin, në kuadër të festimeve për Ditën e Shën Patrikut.
"Nuk do të zgjasë shumë… jemi padyshim përpara afatit", u shpreh Trump. Ai shtoi se problemi i vetëm i ushtrisë amerikane në Iran është se nuk di me kë të merret, pasi të gjithë liderët iranianë janë vrarë ose zhdukur.
"Problemi ynë më i madh është se nuk dimë me kë të merremi në Iran, sepse të gjithë janë zhdukur", tha mes të tjerave presidenti amerikan.
Deklarata vjen në një moment me tensione të larta në Lindjen e Mesme dhe ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.