Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë deklarata të forta në lidhje me konfliktin mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit. Ai ka njoftuar se forcat amerikane kanë 3554 objektiva ende për t'i goditur brenda Iranit dhe se këto do të realizohen shpejt.
Sipas Trump-it, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, nuk është më suprem, duke iu referuar vdekjes së tij pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit. Irani e ka mohuar fillimisht këtë fakt, por agjencitë e sigurisë iraniane e konfirmuan më vonë dhe shpallën periudhë zie kombëtare.
Trump shtoi se Mojtaba Khamenei, djali i të ndjerit, i cili u emërua pas vdekjes së babait, ose është i vdekur, ose ndodhet në gjendje shumë të keqe. Këto deklarata vijnë ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon të eskalojë me sulme të ndërsjella, humbje jetësh dhe dëme të mëdha infrastrukturore.
Ndërkohë, Huthit jemenas kanë sulmuar me raketa Izraelin, të cilat ushtria izraelite i ka rrëzuar ende pa rënë në tokë.
Përditësime
Donald Trump deklaroi: "We have another 3.554 targets left, and they will be done pretty quickly." Citati u postua në një tweet nga @clashreport më 27 Mars 2026.