Donald Trump, presidenti i SHBA-së, ka publikuar sot në rrjetin social Truth Social një pamje ekrani të një mesazhi të dërguar nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Mesazhi, i shoqëruar me mbishkrimin “Shënim nga Presidenti Emmanuel Macron i Francës”, përmban tekstin: “Miku im, jemi plotësisht dakord për Sirinë. Mund të bëjmë gjëra të mëdha për Iranin. Nuk e kuptoj çfarë po bën me Groenlandën.”
Një burim pranë Macronit ka konfirmuar për CNN-in autenticitetin e këtij mesazhi.
Ky publikim ndodh në një periudhë tensioni mes dy liderëve. Macron e ka cilësuar si “të papranueshëm” kërcënimin e Trumpit për tarifa në lidhje me Groenlandën dhe ka refuzuar ftesën për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes” për mbikëqyrjen e rindërtimit të Gazës.
I pyetur për refuzimin e Macronit, Trumpi u përgjigj: “Askush nuk e do atë”. Ai ka ngritur gjithashtu mundësinë e tarifave të mëdha ndaj verës franceze.
Përditësime
Donald Trump ka publikuar mesazhin e plotë nga Emmanuel Macron, i cili propozon takim G7 në Paris pas Davosit më 22 janar, duke ftuar përfaqësues nga Ukraina, Danimarka, Siria dhe Rusia. Mesazhi përfshin ftesë për darkë të përbashkët në Paris të enjten, para kthimit në SHBA. Burime pranë Macron konfirmojnë autenticitetin e përmbajtjes. Le Figaro raporton se Macron ka konfirmuar propozimin privat për samit G7 me mundësi ftese për Russinë, i pari pas gati 4 vitesh lufte në Ukrainë.