Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se, në një shkallë nga 0 në 10, progresi i fushatës kundër Iranit ka arritur nivelin 15.
Gjatë një aktiviteti në Florida, kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se lufta kundër Iranit është një shërbim që SHBA ofrojnë jo vetëm për Lindjen e Mesme, por për të gjithë botën.
"Ata ishin njerëz të sëmurë, shumë të sëmurë", shtoi ai, duke iu referuar personave të vrarë në sulmet e SHBA dhe Izraelit ndaj Teheranit.
Në të njëjtën kohë, Trump deklaroi se SHBA kanë neutralizuar 42 anije detare iraniane brenda tre ditësh.
Më herët, lideri amerikan komentoi kërkim-faljen që Teherani u bëri vendeve fqinje për sulmet e ditëve të fundit, duke theksuar se Irani nuk është më provokuesi i rajonit, por pala humbëse.
Ndër të tjera, Trump paralajmëroi se Irani do të përballet me goditje shumë të rënda, pa dhënë detaje të mëtejshme.