Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara, udhëheq sot në Uashington mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, një strukture të re ndërkombëtare të krijuar për të zgjidhur situatën në Rripin e Gazës.
Takimi zhvillohet në objektin Donald J. Trump U.S. Institute of Peace dhe pritet të përfshijë përfaqësues nga mbi 45 vende si dhe Bashkimi Evropian. Midis pjesëmarrësve janë Vjosa Osmani, kryetare e Kosovës, dhe Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë. Anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si Franca, Britania e Madhe, Rusia dhe Kina, nuk do të jenë të pranishëm.
Në rendin e ditës janë çarmatimi i luftëtarëve të Hamasit, përcaktimi i madhësisë së fondit për rindërtimin e zonës dhe mënyra e shpërndarjes së ndihmës humanitare për popullsinë e prekur nga lufta. Vendet pjesëmarrëse kanë mbledhur rreth 5 miliardë dollarë për rindërtim, përfshirë 1,2 miliardë dollarë nga EBA dhe Kuvajti, por kjo shumë konsiderohet vetëm një fillim pasi nevojat janë më të mëdha.
Pritet që Trump të njoftojë se disa vende planifikojnë të dërgojnë mijëra trupa ndërkombëtarë në një forcë stabilizimi për Gazën, por vendosja e tyre varet nga çarmatimi i Hamasit.
Bordi i Paqes ka marrë kritika sepse përfshin Izraelin, por jo përfaqësues palestinezë, çka ngre shqetësime se mund të zbehë rolin e OKB-së si instancë kryesore për zgjidhjen e konflikteve. Takimi synon të shërbejë si platformë për një plan më të gjerë paqeje.
Përditësime
Kryeministri Edi Rama u nis një ditë më parë për në Washington, në përgjigje të ftesës direkte të Presidentit Trump për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes.
Shqipëria është shtet themelues i këtij bordi.