Gjatë operacioneve të kryera gjatë natës së fundit, forcat ukrainase kanë shënjestruar infrastrukturën detare ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov. Sipas njoftimeve nga burime ukrainase, në mesin e 13 mjeteve të dëmtuara përfshihen 10 anije për transport mallrash, dy rimorkiatorë dhe një cisternë nafte.
Sipas të njëjtave burime, gjatë dy javëve të fundit janë shënuar gjithsej 196 goditje ndaj mjeteve lundruese të Rusisë. Autoritetet ukrainase deklarojnë se këto veprime kanë ndikuar drejtpërdrejt në furnizimet dhe transportin detar rus, duke thelluar izolimin e gadishullit të Krimesë nga rrugët tregtare.
Deri në këtë moment, Rusia nuk ka publikuar një koment zyrtar lidhur me këto pretendime. Gjithashtu, shifrat mbi dëmet e raportuara dhe numrin e anijeve të goditura nuk janë konfirmuar ende nga burime të pavarura.