Në frontin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, i cili shtrihet në gjatësi prej 1.100 kilometrash, luftime intensive shoqërohen me ndryshime gjeografike margjinale. Kjo situatë, e quajtur “stagnim dinamik” nga Ivan Torres, major i pensionuar i ushtrisë amerikane, i cili tani punon si analist i lartë i ushtrisë ruse në grupin politik kërkimor Rochan Consulting, reflekton mungesën e fitoreve bindëse për Rusinë në fushëbetejë.
Rusia ka goditur me sukses rrjetin energjetik dhe qendrat e ngrohjes të Ukrainës, duke lënë qytetarët në temperatura të ulëta. Megjithatë, lëvizja e forcave ruse është shumë e ngadaltë, ndoshta më e ngadalshmja në ndonjë luftë moderne, sipas një studimi. Instiuti Royal United Services, me seli në Londër, vlerëson se “Ukraina nuk po humb dhe Rusia nuk po fiton”.
Një shembull tipik jepet me qytetin Kupjansk dhe qytezën e vogël Kupjansk-Vuzlovi në juglindje të tij. Në nëntor 2025, komandanti më i lartë rus, gjenerali Valery Gerasimov, pretendoi se Kupjansku kishte rënë në duart e tyre, por kjo nuk ishte e vërtetë. Trupat ukrainase kishin zhvilluar kundërofensivë dhe po largojnë ushtarët e fundit rusë nga qyteti. Javën e kaluar, Gerasimov deklaroi marrjen e Kupjansk-Vuzlovit, por vëzhguesit rusë dhe ukrainas thanë se forcat ruse ishin rreth 10 kilometra larg fshatit.
Lodhja e Ukrainës i atribuohet edhe bisedimeve për paqe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë shënuar përparim, por mospajtimet për një mori çështjesh vazhdojnë të jenë pengesë.