Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po vijon procesi i numërimit të votave me postë, pas zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 7 qershor 2026. Nga gjithsej 223 pako të dërguara, autoritetet kanë numëruar deri më tani 80 pako, që korrespondon me 35.87% të procesit.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara, renditja e liderëve të subjekteve politike për numrin e votave të numëruara deri në këtë fazë është:
• Albin Kurti: 19,767 vota
• Vjosa Osmani: 3,425 vota
• Bedri Hamza: 2,027 vota
• Ardian Gjini: 1,449 vota