Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë falënderuar kryeministrin Edi Rama për fjalimin e mbajtur në Bordin e Paqes në Uashington më 19 shkurt 2026.
Në një postim në rrjetet sociale, ata shkruajnë: “Faleminderit, Kryeministër z. Edi Rama”, duke shpërndarë videon e fjalimit të tij. Ky falënderim vjen pas ngritjes së çështjes së ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën e Posaçme në Hagë.
Gjatë fjalimit, Edi Rama kritikoi Gjykatën e Posaçme për dështimin në respektimin e standardeve demokratike të drejtësisë. Ai e cilësoi atë si të dështuar dhe theksoi nevojën për turpërim të shteteve financuese për atë që e quajti “deformim të drejtësisë ndërkombëtare”.
Kryeministri shqiptar përmendi ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili ka kaluar 6 vjet në paraburgim. Rama i kërkoi presidentit amerikan Donald Trump të ndërhyjë para shpalljes së vendimit të pritshëm nga Gjykata.