Në ndeshjen e zhvilluar në Santiago Bernabeu, Real Madrid fitoi me rezultat 6-1 ndaj Monacos. Vinicius Junior, lojtari 23-vjeçar brazilian, shënoi një gol dhe dha dy asistime.
Kjo performancë e tij solli një arritje historike. Me dy asistentët e fundit, ai arriti kuotën e 30 asisteve në Ligën e Kampionëve, duke u renditur në vendin e tetë të listës së asistuesve më të mirë të të gjitha kohërave.
Fillimisht i fishkëlluar nga një pjesë e tifozëve, Vinicius Junior fitoi duartrokitje me lojën e tij dhe ndikimin në rezultat.
Renditja e top 10 asistuesve në historinë e Ligës së Kampionëve
• Cristiano Ronaldo – 42 asistime
• Angel Di Maria – 41 asistime
• Lionel Messi – 40 asistime
• Neymar – 33 asistime
• Kevin De Bruyne – 31 asistime
• Ryan Giggs – 31 asistime
• Xavi Hernandez – 30 asistime
• Vinicius Junior – 30 asistime
• Thomas Muller – 30 asistime
• Karim Benzema – 29 asistime