Java e 22-të e Kategorisë Superiore u mbyll me dy ndeshje interesante.
Vllaznia fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Teutës në Durrës. Goli u shënua nga Esat Mala në minutën e 9-të. Me këtë fitore, shkodranët ngjiten në krye të renditjes me 42 pikë, duke u shkëputur nga rivalët. Teuta mbetet në vendin e gjashtë me 27 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Tirana fitoi 1-0 në transfertë ndaj Egnatias. Goli vendimtar erdhi nga Redon Xhixha në minutën e 40-të. Kryeqytetasit ngjiten në vendin e nëntë me 20 pikë, po aq sa Bylis i vendit të tetë. Egnatia vazhdon të mbajë vendin e tretë me 39 pikë.
Përditësime
Vllaznia ruan kryesimin në Superiore me 3 pikë avantazh ndaj Egnatias dhe AF Elbasanit (të dyja me 39 pikë).
Rezultatet e ndeshjeve të së shtunës:
- Vora-Flamurtari 0-0
- Partizani-AF Elbasani 2-2
- Dinamo City-Bylis 0-0
Teuta-Vllaznia u luajt në 'Niko Dovana'. Egnatia-Tirana do të luhet në 'Egnatia Arena'.