Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë sërish thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vlora Çitaku ka shkruar se zërat e qytetarëve në Prishtinë dëgjohen edhe në Hagë. Sipas saj, kjo pjesëmarrje u jep kurajo ish-krerëve të UÇK-së, duke u treguar se nuk janë vetëm.
Ky reagim publik erdhi pasi Çitaku publikoi lajmin mbi një përshëndetje të dërguar nga ish-presidenti Hashim Thaçi, e cila u përcjell nëpërmjet Abelard Tahirit, pas vizitës së fundit të këtij të fundit në Hagë.
"Çdo zë që ngrihet këtu, në Prishtinë, dëgjohet edhe në Hagë. U jep kurajo çlirimtarëve tanë dhe u tregon se nuk janë vetëm. Ata atje, ne këtu. Me dinjitet, çdo natë. Deri në Liri! Shihemi në shesh", ka shkruar Çitaku në profilin e saj.