Emri i ish-drejtueses së shërbimit shtetëror të inteligjencës shqiptare, Vlora Hyseni, figuron në një dokument zyrtar të qeverisë franceze, i cili përmban listën e shtetasve të huaj të propozuar për tituj nderi gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Dokumenti, i titulluar “Dekret i 10 gushtit 2026 për emërime ose ngritje në gradë në Urdhrin Kombëtar të Meritës”, rendit Hysenin në kategorinë “Shqipëria” për gradën “Kalorës”.
Në këtë dokument zyrtar, autoritetet franceze e identifikojnë Vlora Hysenin si mbajtëse e shtetësisë kosovare dhe shqiptare, duke e cilësuar si drejtuese të shërbimit të inteligjencës së shtetit. Lista përfshin gjithashtu personalitete dhe zyrtarë të lartë të mbrojtjes nga vende të ndryshme, si Brazili, Kameruni, Bregu i Fildishtë, Spanja, Estonia, Shtetet e Bashkuara, Indonezia, Japonia, Libani dhe Katari.
Publikimi i këtij dokumenti nga Grande Chancellerie de la Légion d’honneur përkon me zhvillimet e fundit ligjore në Shqipëri, ku SPAK ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpiak” ndaj Hysenit. Dokumenti francez nuk përmban detaje të tjera mbi figurën e saj, përveç funksionit institucional të deklaruar.