Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë ditën e sotme, më 3 gusht 2026, në fshatin Kash të Ballshit. Flakët, të favorizuara nga kushtet e motit, kanë përfshirë zonën duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në banesat e zonës.
Sipas raportimeve të deritanishme, deri në këto momente janë shkrumbuar dy banesa, ndërsa situata mbetet shqetësuese pasi flakët rrezikojnë të përhapen edhe drejt shtëpive të tjera që ndodhen në afërsi të vatrës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat janë angazhuar në një operacion intensiv për vënien nën kontroll të flakëve. Puna e ekipeve të emergjencës po vijon për izolimin e plotë të vatrës dhe për të shmangur dëmtimin e pronave të tjera në këtë zonë të banuar.