Një incident zjarri ka ndodhur në fshatin Livoç të Ulët të komunës së Gjilanit, ku si pasojë është djegur një objekt përcjellës që shërbente si garazh. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, zjarri ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në objekt, ku përveç pajisjeve shtëpiake, është shkrumbuar plotësisht edhe një veturë e markës Audi (oldtimer).
Autoritetet policore kanë konfirmuar se viktimë e këtij rasti është një grua. Pas raportimit të ngjarjes, në vendin e ngjarjes janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan deri te shpërthimi i zjarrit janë duke vazhduar.