Ebrahim Azizi, kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Parlamentin iranian, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë më akses në Ngushticën e Hormuzit. Ai theksoi se, nga tani e tutje, vetëm vendet që respektojnë kushtet e Iranit do të lejohen të kalojnë anijet përmes kësaj pike strategjike.
Në një postim në platformën X, Azizi shkroi: «Trump arriti një ndryshim regjimi, por për Ngushticën». Ai shtoi: «Ngushtica do të hapet patjetër, por jo për ju. Ajo do të jetë e hapur për ata që respektojnë ligjet e reja të Iranit». Azizi nuk sqaroi cilat janë këto kushte të reja dhe përfundoi: «47 vitet e mikpritjes kanë marrë fund përgjithmonë».
Deklaratat e tij vijnë si reagim ndaj njoftimit të kryeministrit britanik Keir Starmer, i cili bëri të ditur se Britania do të presë nesër një samit me pjesëmarrjen e 35 vendeve, për të diskutuar mënyrat e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit.