Një 17-vjeçare greke raportoi se u përdhunua në grup nga pesë persona në Hania të Greqisë. Ngjarja ndodhi mesnatën mes të mërkurës dhe të enjtes, pas daljes së saj dhe të një shoqeje 17-vjeçare bullgare nga një strehë vajzash e drejtuar nga një kishë lokale.
Vajzat u gjetën fillimisht në një hotel dhe më pas në një banesë, të shoqëruara nga një grup prej shtatë të rinjsh. Të enjten, grekja paraqiti ankësinë, ndërsa bullgarja deklaroi se kishte konsumuar kanabis dhe kishte dhënë pëlqim për marrëdhënie seksuale me njërin prej tyre, çka rezultoi në arrestimin e saj për përdorim droge.
Të dyshuarit për përdhunim janë:
- Dy bullgarë, 15 dhe 18 vjeç;
- Një grek 17-vjeçar, i cili filmonte ngjarjen;
- Dy grekë, 21 dhe 27 vjeç.
Një grek tjetër 21-vjeçar u arrestua për veprime dhe sjellje të pahijshme, por jo për përdhunim.
Përveç tyre, në pranga u vuën tre kujdestare të strehës për neglizhencë në mbikëqyrjen e të miturve:
- Dy gra bullgare, 47 dhe 46 vjeç;
- Një shtetase shqiptare 59-vjeçare.
Në total, 10 persona janë arrestuar dhe pritet të dëshmojnë ditën e nesërme para Prokurorisë së Hanias.