Një 27-vjeçar me inicialet A.M. ka ndërruar jetë në spital pas një vetëplagosjeje me armë zjarri në banesën e tij në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:55 të 20 shkurtit 2026, tek Rruga Ura. Sipas policisë, ai u dërgua për mjekim në spital, por pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ka humbur jetën.
Policia e ka deklaruar paraprakisht si vetëplagosje, ndërkohë që grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.