Sot mbushen 27 vjet nga vrasja e avokatit të shquar shqiptar Bajram Kelmendi dhe dy djemve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit.
Ata u morën nga forcat serbe më 24 mars 1999, pikërisht ditën kur NATO nisi bombardimet ndaj caqeve serbe në Kosovë. Lajmin për vendndodhjen e kufomave e mori bashkëshortja Nekibe Kelmendi, tashmë e ndjerë, më 26 mars 1999.
Kufomat u gjetën afër një distributori gazi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Bajram Kelmendi, si avokat, kishte proceduar një dosje për krimet e regjimit të Millosheviqit në Kosovë, të cilën synonte ta dorëzonte në Hagë. Ai ishte po ashtu aktivist në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut.