Sot përkujtohet 28-vjetori i masakrës së ndodhur në Abri të Epërme, një nga ngjarjet më të rënda gjatë luftës në Kosovë. Më 26 shtator 1998, forcat serbe kryen një ekzekutim masiv mbi anëtarët e familjes Deliu, të cilët ishin strehuar në mal për t'i shpëtuar sulmeve. Sipas dëshmive, më 26 shtator, rreth orës 10:00 të paradites, këmbësoria serbe depërtoi në vendstrehimin e tyre, ku u dëgjuan të shtëna armësh dhe britma.
Pas sulmit u konstatua se 23 persona, përfshirë gra, fëmijë, të rinj dhe pleq, ishin qëlluar në kokë nga afërsia. Moshat e viktimave varionin nga foshnja gjashtëmuajshe deri në 94 vjeç. Trupat e të ekzekutuarve mbanin dëshmi të qarta të një kasaphane që shënoi një ndër momentet më tragjike të historisë së luftës në Kosovë.