Trupi i pajetë i një 32-vjeçari shqiptar u gjet më 11 mars në një dhomë të resortit luksoz me pesë yje në Gargnano, pranë liqenit Garda të Italisë.
Stafi i hotelit, i pamundur për ta kontaktuar mysafirin pas disa trokitjeve në derë, hynë në dhomë rreth orës 15:00. Pas zbulimit, ata thirrën numrin e urgjencës. Mjekët e mbërritur e shpallën të vdekur.
Sipas hetimeve fillestare të karabinierëve, viktima kishte mbërritur i vetëm në resort me makinë dhe kishte qëndruar aty për rreth një ditë. Nuk u gjetën shenja dhune në trup dhe përjashtohen përfshirja e personave të tjerë.
Në dhomë u vunë re disa paketa ilaçesh bosh pranë shtratit. Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e vdekjes natyrale ose një akti vetëvrasjeje. Identiteti i viktimës nuk është publikuar dhe hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat.