Sot, më 11 mars 2026, bëhen 45 vjet nga demonstrata studentore e 11 marsit 1981 në Prishtinë, e cila u shtyp me dhunë nga policia dhe ushtria jugosllave.
Studentët e Kosovës organizuan një protestë spontane më 4 mars 1981 për kushte më të mira në mensën e tyre. Kjo protestë u shtyp nga policia dhe shërbeu si shkëndijë për demonstratën e organizuar më 11 mars 1981, e cila po ashtu u shtyp me dhunë dhe rezultoi me paraburgosjen e disa studentëve.
Këto ngjarje nisën zinxhirin e demonstratave të vitit 1981, duke vazhduar më 24 mars, si dhe më 1 dhe 2 prill. Demonstratat u zhvilluan me masivitet të lartë dhe inkuadruan studentët, punëtorët dhe klasën punëtore, të cilët kërkonin lirimin e studentëve të burgosur.
Si përgjigje, organet shtetërore jugosllave ndërhynë me forcë. Ish-ushtria jugosllave pushtoi rrugët e Kosovës, u vendos gjendja e jashtëzakonshme dhe më pas shtetrrethimi në të gjithë territorin.
Demonstratat gjithëpopullore të marsit dhe prillit 1981 shënuan një kthesë në lidhje me pozicionin e shqiptarëve ndaj ish-Jugosllavisë.
Përditësime
Zëvendëministrja e parë e Arsimit, Përparim Kryeziu, dhe këshilltarja Arta Berisha morën pjesë në tryezën e diskutimit për 45-vjetorin e demonstratave të 11 marsit 1981.
Tryezën e organizuan Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, Shoqëria 'Lëvizja' dhe organizatat e UÇK-së.
Diskutuesit theksuan se mijëra shqiptarë u arrestuan dhe u burgosën gjatë shtypjes së demonstratave, ndërsa pjesëmarrësit nderuan të vrarët nga policia jugosllave.