OSHEE bën me dije se Fideri 5 i Nënstacionit Bilihst funksionon pjesërisht, duke lënë 642 familje rurale pa energji elektrike në zonat Vidohovë, Miras, Qytezë, Çetë, Sinicë dhe Arzë të Devollit të Sipërm.
Ekipet e OSHEE-së ndodhen në terren për të identifikuar dhe riparuar defektet. Të gjithë fiderat që furnizojnë konsumatorët e rëndësisë së veçantë janë në gjendje normale pune. Hidrovori i Pogradecit furnizohet nga Fideri (8–18) Përpunim Druri i Nënstacionit Pogradec dhe funksionon normalisht.
Prefektura e Korçës konfirmon se ndërprerja vjen nga moti i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe dëbora prej ditës së djeshme.
ARRSH – Drejtoria Qendër-Lindje raporton mungesë problematikash në akset rrugore kombëtare dhe turistike, me qarkullim normal. Subjektet kontraktore janë në gatishmëri. Njësitë e vetëqeverisjes vendore nuk raportojnë probleme në territor.