Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), së bashku me bashkëpunëtorë, ka bërë iftar me Myftiun Naim Tërnava dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, në ditët e fundit të Ramazanit.
Përmes një postimi në Facebook, ai uroi të gjithë besimtarët që agjëruan, me shpresën që përkushtimi, sakrifica dhe lutjet e tyre të pranohen nga Krijuesi.
Në postim, Abdixhiku shkruan se muaji i Ramazanit është periudhë reflektimi dhe përforcimi të vlerave që bashkojnë shoqërinë: solidaritetit, mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë. Këto vlera, sipas tij, janë themeli i bashkëjetesës dhe garancia e një shoqërie të drejtë e harmonike.
Ai vlerësoi kulturën humane e vëllazërore të qytetarëve, të cilët qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe ndajnë me ata në nevojë. Abdixhiku ftoi vazhdojmë kultivimin dhe forcimin e këtyre vlerave edhe përtej Ramazanit.
Postimi i plotë i Lumir Abdixhikut:
"Sonte, në këto ditë të fundit të Ramazanit, me bashkëpunëtorë bëmë iftar me Myftiun Naim Tërnava dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Me këtë rast, uroj të gjithë besimtarët që agjëruan, me shpresën që përkushtimi, sakrifica dhe lutjet e tyre të jenë pranuar nga Krijuesi.
Muaji i Ramazanit mbetet një periudhë reflektimi dhe përforcimi të vlerave që na bashkojnë si shoqëri; solidaritetit, mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë. Këto vlera mbeten themeli i bashkëjetesës sonë dhe garancia e një shoqërie të drejtë e harmonike.
Qytetarët tanë kanë dëshmuar gjithmonë kulturë të lartë humane e vëllazërore, duke qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe duke ndarë me ata që kanë më shumë nevojë. Le të vazhdojmë t’i kultivojmë dhe t’i forcojmë këto vlera edhe përtej këtij muaji të shenjtë."