Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka shtruar iftar për përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në krye me myftiun Naim Tërnava.
Kurti ka falënderuar kreun e BIK-ut për angazhimin dhe kontributin në shoqëri dhe vend. Ai u shpreh se muaji i Ramazanit vë në spikamë virtytet më të larta njerëzore.
Sipas tij, sakrifica, vetëdisiplina dhe solidariteti gjenden në thelbin e këtij muaji të shenjtë, duke kujtuar rëndësinë e kujdesit për njëri-tjetrin dhe forcimit të vlerave njerëzore.
Në iftar morën pjesë së bashku me kryeministrin kryeparlamentarja Albulena Haxhiu dhe ministra të kabinetit qeveritar. Të gjithë i uruan muajin e Ramazanit përfaqësuesve të BIK-ut dhe besimtarëve myslimanë.
Kurti e bëri të ditur ngjarjen në një postim sot, ku bashkëngjiti fotografi nga iftari i mbrëmshëm për drejtuesit e BIK-ut.