Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka nisur një fushatë kombëtare informuese dhe promovuese për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME), në bashkëpunim me 10 bashki të vendit dhe AIC (Albanian Investment Corporation). Fushata synon t’u afrojë bizneseve informacion dhe mundësi për financimet, eksportet, përputhshmërinë me standardet e Bashkimit Evropian, taksat dhe TVSH-në, si dhe pjesëmarrjen në panaire dhe evente ndërkombëtare.
Përmes sesioneve informuese, SME-të do të kenë akses të drejtpërdrejtë në programet mbështetëse, mundësi promovimi ndërkombëtar përmes platformës Kompass dhe informacion mbi mundësitë e reja për rritjen dhe zhvillimin e biznesit. Nisma #aidaXbashkitë, e mbështetur nga AIDA, AIC, projekti EEN Albania dhe bashkitë, synon të forcojë lidhjen mes institucioneve dhe komunitetit të biznesit, duke nxitur rritjen ekonomike dhe konkurrueshmërinë në tregjet ndërkombëtare.
Kalendari i zbatimit
Aktivitetet do të zhvillohen në dy raunde për të mbuluar zonat e përzgjedhura:
- Raundi i parë (shtator–dhjetor 2026): Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.
- Raundi i dytë (janar–prill 2027): Korçë, Berat, Kukës, Lezhë dhe Shkodër.