Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 19:30 të datës 23 shkurt 2026, në aksin rrugor Bajram Curri – Qafë Morinë, në vendin e quajtur Kasaj, Tropojë.
Automjeti me drejtues shtetasin I. K., 34 vjeç, banues në Tropojë, i cili udhëtonte së bashku me shtetasin R. D., 38 vjeç, humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Si pasojë, drejtuesi i mjetit humbi jetën në vendngjarje, ndërsa pasagjeri po merr asistencë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor i policisë është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.