Aksidenti ka ndodhur rreth 10 minuta pas mesnatës së datës 4 korrik 2026. Sipas njoftimit nga Ministria e Brendshme, drejtuesi i automjetit, N.S., ka humbur kontrollin e mjetit me targa të Kriva Palankës, i cili më pas është përplasur me një mur mbrojtës prej betoni.
Ekipet e Departamentit të Punëve të Brendshme në Kratovë kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t'iu nënshtruar autopsisë.