Një aksident rrugor ka ndodhur të martën në aksin Fier-Roskovec, pranë fshatit Kuman. Automjeti tip Citroen me drejtues shtetasin Alfred Satëri është përplasur me një motomjet të drejtuar nga shtetasi Mirjan Gergari.
Si pasojë e goditjes, drejtuesi i motomjetit ka marrë lëndime në trup dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të liruar trafikun.