Aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të para të së mërkurës në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë zonës së njohur si Lapidari. Shtetasi K.G., 31 vjeç, banues në Shëngjin, ishte duke drejtuar automjetin e tij tip “Audi” kur ka humbur kontrollin mbi mjet.
Si pasojë e përplasjes me një mur rrethues dhe dy automjete të tjera që ndodheshin të parkuara, drejtuesi ka pësuar fraktura të shumta. Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ai është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Nga të dhënat paraprake të Policisë, dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e lëvizjes së automjetit.