Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Shkozetit. Në përplasje është përfshirë një motor, i cili ka goditur një automjet që lëvizte në ecje të sipërme.
Sipas burimeve, drejtuesi i motorit ka përfunduar në anë të rrugës. Ai ka pësuar fraktura dhe dëmtime të shumta. I plagosuri është transportuar me ambulancë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë. Pritet mbërritja e grupit hetimor për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.