Një aksident rrugor u regjistrua të shtunën në qytetin e Durrësit, në rrugën Taulantia, rreth orës 10:35. Automjeti i drejtuar nga shtetasja J. D. u përplas me motomjetin e Policisë Rrugore, të cilin e drejtonte efektivi E. M., që po kryente patrullim në zonë.
Si pasojë e përplasjes, polici E. M. ka pësuar dëmtime të lehta fizike. Ai u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, sipas njoftimit të policisë.
Grupi hetimor i Policisë udhëheq vendin e ngjarjes dhe po kryen verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Hetimi vazhdon për sqarimin e plotë të dinamikës së ngjarjes.