Një aksident trafiku ndodhi mbrëmë rreth orës 23:45 në rrugën "Jusuf Gërvalla" në Prishtinë, pranë lagjes Kalabria. Një automjet humbi drejtimin gjatë lëvizjes, përplasi barrierat mbrojtëse të rrugës dhe dëmtoi tetë automjete të parkuara para një qendre tregtare.
Rastin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo deklaroi: "Me 06.02.2026 rreth orës 23:45 jemi njoftuar për një aksident në rrugën 'Jusuf Gërvalla' në Prishtinë, ku një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dëmtuar barrierat e rrugës si dhe 8 automjete të tjera të cilat ishin të parkuara para një qendre tregtare në Kalabri. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor".
Njësiti i trafikut rajonal po merret me rastin.