Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e 2 shkurt 2026 në segmentin rrugor Pukë-Qelëz, në afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël.
Një automjet tip Audi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë ose në përrua dhjetëra metra poshtë rrugës.
Drejtuesi i mjetit, Bardhok Pushtrija, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe të emergjencës. Rrethanat e aksidentit po hetohen nga autoritetet.
Përditësime
Drejtuesi i mjetit është 49-vjeçar.
Kalimtarë të rastësishëm i dhanë ndihmën e parë.
Policia dyshon se mjeti humbi kontrollin.