Në Prishtinë, në rrugën Agim Ramadani, rreth orës 16:00, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, si pasojë e të cilit u lënduan dy persona.
Lajmin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës. "Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit", deklaroi Pllana.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje. Shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim nga autoritetet kompetente.