Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Gllarevë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka njoftuar se si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar një person.
I lënduari është dërguar fillimisht për trajtim mjekësor në Qendrën e Kujdesit Mjekësor Familjar (QKMF) në Klinë, ndërsa më pas është transferuar në Spitalin Rajonal të Pejës.
Rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar nga Policia.