Një aksident trafiku me përfshirjen e një autobusi ka ndodhur në qytetin e Stambollit, duke lënë të plagosur të paktën 30 persona. Sipas raportimeve të medias turke TRT Haber, ngjarja ka ndodhur kur shoferi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të rrugës së rrëshqitshme.
Në dinamikën e aksidentit, autobusi fillimisht është përplasur me një automjet tjetër, përpara se të dilte nga trajektorja dhe të godiste një shtyllë të sinjalistikës rrugore. Menjëherë pas njoftimit, ekipet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë ofruar ndihmën e parë për të lënduarit. Të gjithë personat e plagosur, mes të cilëve ka edhe fëmijë, janë transportuar në spital për trajtim mjekësor.
Autoritetet turke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje. Deri në këto çaste, zyrtarisht nuk raportohet për humbje jetësh si pasojë e këtij aksidenti.