Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:30, në aksin rrugor Shkodër-Muriqan.
Automjeti me drejtues shtetasin I. B. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. H., 66 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, M. H., është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, ku po merr kujdesin mjekësor.
Drejtuesi i automjetit, I. B., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.