Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Ferizaj–Shtërpcë, konkretisht në fshatin Biti e Poshtme. Sipas konfirmimit të zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, në aksident janë përfshirë dy automjete, njëri me targa vendore dhe tjetri me targa të Maqedonisë së Veriut.
Si pasojë e përplasjes, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer procedurat e nevojshme. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të policisë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.