Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Vlorës, ku ka humbur jetën 73-vjeçari Ylli Shakaj. Viktima ishte pronar i biznesit hidrosanitar “Blue Star”, ku dhe ndodhi aksidenti tragjik.
Sipas informacioneve të bëra publike nga Vox News, ngjarja ndodhi gjatë procesit të shkarkimit të një kamioni me panele të rënda. Gjatë kësaj pune, panelet janë rrëzuar papritur duke zënë poshtë 73-vjeçarin Shakaj, i cili nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra.
Në vendin e ngjarjes po vijojnë operacionet për nxjerrjen e trupit të viktimës nga materialet e rënda. Autoritetet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në zonë dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të këtij aksidenti. Për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes pritet edhe ekspertiza ligjore dhe dokumentimi i detajuar nga grupi hetimor.
Përditësime
Raportimet konfirmojnë se Ylli Shakaj humbi jetën ndërsa po shkarkonte panele nga një kamion që u rrëzuan mbi të.