Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në kryeqytet, ku është përfshirë një mjet i transportit publik. Autobusi i linjës së Unazës është aksidentuar në afërsi të Gjykatës së Tiranës, duke shkaktuar lëndimin e disa pasagjerëve.
Sipas informacioneve paraprake, personat e lënduar kanë marrë plagë të lehta dhe fatmirësisht nuk raportohet për raste të rënda shëndetësore. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur dinamikën apo shkaqet që çuan në këtë përplasje. Grupet e punës ndodhen në vendin e ngjarjes për kryerjen e verifikimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.