Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bllokuar tërësisht qarkullimin në aksin Librazhd-Prrenjas, jo vetëm për automjetet, por edhe për këmbësorët. Bllokimi erdhi për shkak të dëmtimeve të rënda që pësoi një urë 30-vjeçare pranë Dragostunjës. Ngjarja ka ndodhur prej më shumë se 24 orësh.
Lidhja nga Tirana drejt Korçës kryhet tani përmes aksit Maliq–Moglicë–Gramsh dhe nga Përmeti. Ky aks paraqet vështirësi për shkak të infrastrukturës së amortizuar.
Deputeti socialist Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar socialist, njoftoi në rrjetet sociale se po punohet pandërprerje për një kalim alternativ. “Dhjetëra makineri të rënda po punojnë intensivisht dhe pandërprerje për krijimin e një kalimi alternativ në aksin Librazhd-Prrenjas, pas dëmtimit të një ure 30 vjeçare pranë Dragostunjës”, shkroi ai.